Rusia kundërshtari më i frikshëm i Shqipërisë, Kosova sërish përballë Greqisë

Shqipëria ka mësuar kundërshtarët që do të ketë në edicionin e ardhshëm të Nations League. Skuadra kuqezi bën pjesën në Grupin 2 të Ligës B dhe do të luajë përballë Izraelit, Rusisë dhe Islandës.

Në pamje të parë nuk duket një grup shumë i vështirë për Shqipërinë, pasi është ndeshur edhe më parë me këto tre skuadra, madje ka arritur që të fitojë përballë tyre.

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i Nations League për Ligën C, në të cilën bën pjesë edhe përfaqësuesja e Kosovës.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Dardanët janë shortuar në grupin 2 të kësaj lige dhe do të përballen me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe fituesin e sfidës Qipro-Estoni. /Oversport.tv