Rusia sulmon vendin, pezullohet kampionati i futbollit në Ukrainë

Mëngjesin e së enjtes së 24 shkurtit, pak orë pasi kishin filluar bombardimet ruse në disa nga qytetet kryesore të Ukrainës, erdhi edhe lajmi zyrtar: kampionati i futbollit ukrainas është pezulluar.

Ka qenë vetë federata ukrainase që ka dhënë njoftimin në faqen e saj zyrtare: “Për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë, kampionati i futbollit është pezulluar”.

Premier Liga ukrainase duhej të startonte nesër më 25 shkurt, por në këtë situatë të vështirë që ka mbërthyer vendin është e vështirë të mendohet për futboll. / Oversport.tv

Foto: Reuters Twitter