Russell Westbrook mbetet në Qytetin e Engjëjve, gati firma me LA Clippers

Ishte skenari më realist dhe tashmë u bë i vërtetë: pas aventurës së tij me Los Angeles Lakers, Russell Westbrook ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij me skuadrën tjetër të Qytetit të Engjëjve, duke zgjedhur të bashkohet me Clippers, sapo të mbyllë marrëveshjen aktuale me Utah Jazz.

Ka qenë agjenti i basketbollistit, Jeff Schwartz, që ka zbuluar gjithçka për ESPN, duke theksuar se lojtari ka preferuar të qëndrojë në Kaliforni, pavarësisht ofertave të ardhura nga Washington, Chicago dhe Miami.

Flitet se kane qenë bisedat me trajnerin e Clippers, Tyronn Lue dhe drejtuesin Lawrence Frank, që e kanë bindur Westbrook, pasi ai do të ketë një rol specifik dhe shumë të rëndësishëm në skuadër. Tek skuadra e re, Westbrook do të bashkohet me Paul George, me të cilin ka luajtur te Oklahoma City Thunder. / Oversport.tv