Rybakina është mbretëresha e re e Wimbledon, mposht në finale Jebeur

Në vitin e pezullimit ndaj tenisteve nga Rusia, Elena Rybakina bëhet tenistja e parë nga Kazakistani që fiton një Grand Slam. 23-vjeçarja e lindur në Moskë është mbretëresha e re e Wimbledon pasi mposhti tenisten nga Tunizia, Ons Jebeur.

Në sfidën që zgjati rreth 1 orë e 51 minuta, Rybakina e nisi lojën në disavantazh por ia doli më pas të përmbyste gjithçka. Ajo humbi setin e parë në shifrat 6-3.

Megjithatë, në setin e dytë dhe të tretë, Rybakina u kthye fuqishëm duke fituar 6-2, 6-2. Kështu, Rybakina është kampionia më e re e Wimbledon për femra. /oversport.tv

Foto: Wimbledon, Twitter