Rzeszów vijon serinë e fitoreve në grupin A. Në takimin e vlefshëm për CEV Champions League, një transmetim ekskluziv i Oversport, skuadra polake siguron fitoren e katërt në po kaq takime duke kryesuar bindshëm Grupin A. Në setin e parë, skuadra vendase ka qenë gjatë gjithë kohës në kryesim, me Porometein që tentoi të mbetet në garë, por pas 24 minutash lojë, seti i parë shkoi në favor të vendaseve me rezultatin 25-22.
Në setin e dytë, pati një start të mirë nga skuadra ukrainase, që ishte në avantazh deri në fazën finale të këtij seti. Në fund, nga avantazhi 22-23 për ukrainaset, Rezhov përmbysi në 25-23 për të triumfuar edhe në setin e dytë, për të cilin u deshën 26 minuta lojë.
Në finale, ishte skuadra vendase Rzeszów, diktoi gjithçka dhe me rezultatin 25-17, përfundoi të gjithë takimin me fitoren e pastër 30.
Falë 18 pikëve të realizuara, lojtarja më e mirë e kësaj ndeshjeje u shpall amerikania Kara Bajema. Ndërkohë që të njëjtin numër pikësh (18), realizoi edhe Bruna Honorio Marquez.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Kaliningrad u mposht 3-1 në sete nga Dresdner. Edhe pse ishin ruset favoritet kryesore për të dalë me pikë të plota nga ky takim, Dresdner bëri surprizën duke “i hedhur ato në parket”.
Kështu, Rzeszów qëndron në krye të grupit A me 10 pikë, tre më shumë se Kaliningrad, ndërsa Dresdner ka 6 pikë. /oversport.tv