Sa shumë talente në skuadër, Barcelona ka një gjeneratë të artë

Barcelona ka bërë dy rinovime të rëndësishme në javën e fundit për të siguruar të ardhmen e saj. Bëhet fjalë për Pedrin dhe Ansu Fatin. Të dy futbollistët duhet të jenë liderët e projektit të ri në vitet që vijnë. Të dy kanë rinovuar deri në vitin 2026 dhe deri në vitin 2027. Kjo Barcelonë ka të ardhme dhe po krjon një ekip të gatshëm për 10 vitet që do të vijnë.

Inaki Pena (22 vjeç)- Portieri i Barcelonës B nuk ka peshën e Ter Stegenit apo Netos, por nëse Barcelona hedh sytë nga akademia do të gjejë një portier të sigurt.

Dest (20 vjeç)- Mbrojtësi amerikan do të luajë sezonin e tij të dytë me katalanasit. Aktivizohet në dy krahët dhe ka shumë mundësi që të përmirësohet. Koeman ka dëshirë që ta aktivizojë edhe më të avancuar. Ka kontratë deri në vitin 2025.

Arauho (22 vjeç)- Uruguaiani është “shefi” i mbrojtjes kur nuk ka probleme fizike. Mbrojtësi i zoti në një kundër një. Mund të përmirësohet për nxjerrjen e topit.

Erick Garcia (20 vjeç)- Shumë i saktë sidomos në lojën me top, por duhet të përmirësohet në duelet. Erdhi me kosto zero nga City.

Alejandro Balde (18 vjeç)- Debutoi kundër Bayernit, në një ndeshje shumë të komplikuar. Ofron siguri dhe ka hap të mirë drejt sulmit.

Niko (19 vjeç)- Mesfushor që ka luajtur titullar ndaj Atletikos. Busquets e ka pagëzuar si pasardhësin e tij.

Gavi (17 vjeç)- Titullar me Barcelonën dhe me Spanjën. Luajti kundër Italisë dhe shkëlqeu. Çfarë personaliteti ka ky djalosh.

Pedri (18 vjeç)- Është e kot të flasësh për të. Tani e njohin të gjithë. Është lider i skuadrës katalanase në mesfushë.

Riqui Puig (22 vjeç)- Pavarësisht se nuk po gjen vazhdimësi, është një nga talentet më të mëdhenj që ka Barcelona.

Demir (18 vjeç)- I pëlqen të luajë nga e djathta për t’u futur në qendër dhe për të provuar goditjet me të majtën.

Ansu Fati (18 vjeç)- “Kurorën” e talenteve e ka Ansu Fati. Ai mund të bëhet një yll botëror. Klas dhe shumë gola në këmbët e tij. /Oversport.tv