Sa vlen Nations League? Shpërblimi që merr fituesja dhe skuadrat e tjera

Nations League është një kompeticion i ri i Uefa-s, që eleminoi miqësoret e skuadrave kombëtare dhe iu krijoi mundësinë për të shkuar në Kampionatin Europian, edhe nëse nuk ia kishin dalë mbanë përmes fushatës eleminatore.

Spanja dhe Franca do të masin forcat në finalen e madhe të këtij turneu dhe njëra prej tyre do të mund të ngrejë lart Kupën, sot në mbrëmje në “San Siro”. Por, ky turne përveç vlerave sportive, sjell edhe përfitime të mëdha ekonomike për skuadrat pjesëmarrëse.

Sa para vlen fitimi i Nations League? Finalja e sotme vlen 8 milion euro. 4.5 milion do ti shkojnë fituesit të trofeut, ndërsa 3.5 milion euro skuadrës finaliste.

Edhe finalja e vogël mes Italisë dhe Belgjikës vlen 4 milion euro. Fituesi merr 2.5 milion euro, ndërsa humbësi 1.5 milion euro.

Duhet theksuar se të katërta skuadrat që morën pjesë në fazën finale të turneut, i kanë siguruar secila nga 3 milion euro. /Oversport.tv