Sabatini: Mourinho ka sjellë entuziazëm në Romë, tifozët duan një trofe

Walter Sabatini thekson entuziazmin që është rikthyer në kampin e Romës dhe gjithë kjo falë teknikut verdhekuq që ka ndezuar ambientin në kryeqytetin italian:

“Mourinho e ka fituar ndeshjen e vet. Ka bërë të lumtur një qytet të tërë. Unë që jetoj në Romë, kisha vite që nuk i shikoja tifozët romanë kaq entuziastë. Duhet të vërtetojë famën e tij.

Një trofe është ai që duhet. Mourinho dhe Roma kanë nevojë për një trofe. Do të ishte një impuls i jashtëzakonshëm. Me sa di do të jenë 40 mijë tifozë në “Olimpico” të dielën.

Ndeshja me Bodo/Glimt? Thjesht një incident. Një skuadër e gatshme për ta luajtur atë sfidë përballë një skuadre që nuk ishte gati.

Ishte e vështirë me atë erë, atë të ftohtë dhe fushën me bar sintetik. Ata e dinin se ç’duhet të bënin, ndërsa Roma jo”, ka thënë ish-drejtuesi i Romës në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”. / Oversport.tv