Sabatini: Salernitana një sfidë e madhe, por të gjithë besojmë te mbijetesa

“Salernitana nuk është etapa e fundit e karrierës sime apo nisja e një kurbe zbritëse. E konsideroj si një trampolinë për një rikthim të madh. Është një sfidë e madhe, por nuk është e fundit dhe dua ta fitoj.

Ndihem i mbrojtur, i kam shpatullat e ngrohta dhe nuk dua që të bie nga kategoria. Nuk ka ndodhur kurrë në karrierën time. Dua të shoh stadiumin në festë, fëmijët që kënaqen dhe familjet që festojnë”, ka deklaruar Walter Sabatini në konferencën për shtyp ku është prezantuar si drejtori sportiv i Salernitanës.

Përsa i përket merkatos, ka thënë: “Kemi nevojë urgjente për lojtarë që janë të gatshëm për këtë betejë. Ndoshta para të dielës do të bëjmë ndonjë blerje. Do të provohen 5 ose 6 lojtarë, ndoshta edhe djem të rinj që mund të jenë e ardhmja e klubit.

Ky është një qytet që do të shpëtojë, ndihet një mbështetje dhe një pasion i fortë popullor. Unë besoj tek mbijetesa”, ka thënë Walter Sabatini. / Oversport.tv