Sacamacca operohet në gju, sulmuesi italian humbet pjesën e mbetur të sezonit

Sulmuesi i West Ham, Gianluca Scamacca do të humbasë pjesën tjetër të sezonit. 24-vjeçari italian ka kryer ditën e sotme një operacion në gju pas një dëmtimi në fushën e lojës.

Këtë e konfirmoi vetë sulmuesi i kombëtares italiane përmes një postimi në rrjetet sociale ku duket në ambientet e spitalit. “Operacioni u krye, padyshim që do të kthehem edhe më i fortë se më parë.” – shkruan Scamacca në postimin e tij në Instagram.

Ish-sulmuesi i Sassuolo u dëmtua fillimisht në gju në momentin që ishte i grumbulluar me kombëtaren italiane në mars. Që atëherë, 24-vjeçari nuk është paraqitur në 4 paraqitjet e radhës me West Ham.

Scamacca u transferua te klubi anglez në verën e vitit 2022 nga Sassuolo për shifrën e 36 milionë euro. Italiani nuk ka arritur të tregojë vlerat e tij në Premier League ku është paraqitur 16 herë dhe ka shënuar tre gola. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gianluca Scamacca 🦁 (@iamscamacca)

Foto: West Ham United, Facebook