Sacchi: Me Zvicrën u tradhtuan idetë e Mancinit, Italia duhet të rigjejë lojën

Në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi flet për momentin që po kalon Italia: “Ndoshta skuadra kombëtare na kishte mësuar mirë. Kundër Zvicrës u futën në fushë shumë të tensionuar.

Shpresojmë që Italia të mos ketë rënë në kurthin e suksesit, që do të thotë se mendojnë se janë të pamposhtur pa filluar akoma sfida. Skuadrat italiane në përgjithësi, kanë dhënë gjithmonë më të mirën e tyre kur i trembeshin rivalit ose kur ishin në vështirësi”.

“Veçanërisht në pjesën e parë “axurrët” tradhtuan idetë e Mancinit. Në pjesën e dytë u pa dominimi mbi kundërshtarin, por rastet e pastra ishin të pakta.

Futja në lojë e Tonalit dhe Berardit ishin shumë të rëndësishme, pasi sulmuesi ishte i vetmi nga reparti i avancuar që vuri në vështirësi mbrojtjen zvicerane.

Nuk do të jetë e lehtë kundër Irlandës së Veriut, por Mancini i ka dhënë kësaj skuadre një lojë dhe ide që pak herë kemi arritur të shohim në futbollin italian”, ka përfunduar Sacchi. / Oversport.tv