Sacchi “peshon” skuadrat italiane: Juve dhe Inter pa mentalitet europian

Në një intërvistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi ka folur për skuadrat italiane që do të marrin pjesë në Ligën e Kampioneve këtë sezon:

“Nëse shohim skuadrat italiani që luajmë në Champions, duhet të them se Milani dhe Atalanta janë skuadra që kanë mentalitet ndërkombëtar, ndërsa Interi dhe Juventusi janë më tepër besknikë të traditës së futbollit tonë”.

Ish-trajneri i kombëtares italiane ka vazhduar duke analizuar skuadrat: “Shpresoj që kuqezinjtë të japin shpirtin në fushën e blertë për të shkuar sa më larg në këtë turne. Atalanta nuk ka qënë solide në dy ndeshjet e para të kampionatit, por besoj se është çështje fizike.

Interi është skuadër tipike italiane, nëse duan të bëhen më europian duhet të bëjnë presing. Ndërsa Juventusi i ka habitur të gjithë më këtë nisje të sezonit. Besoj se Allegri duhet të punojë shumë që të sjellë qetësi në ambientin bardhezi”-ka përfunduar Sacchi.   /Oversport.tv