Sadiku hero për Las Palmas në Spanjë, Laçi i jep fitoren Ajaccio

Armando Sadiku dhe Qazim Laçi kanë gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi, i lënë jashtë kombëtares prej disa kohësh, ka shënuar të parin në LaLiga 2 me fanellën e Las Palmas.

Sadiku ishte titullar kundër Valladolid dhe e shpërbleu besimin e dhënë në minutën e 61-të, duke shënuar golin trepikësh ndaj një kundërshtari shumë të vështirë në transfertë.

Më parë sulmuesi me fanellën e Las Palmas kishte shënuar vetëm në Kupën e Mbretit, dy gola. Gol trepikësh sot shënoi edhe Qazim Laçi.

Futbollisti i ftuar nga Reja për miqësoret e marsit i shënoi skuadrën e së Nimes golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 48-të. Për Laçin ky është goli i tretë në kampionat këtë sezon. / oversport.tv

Foto: Union Deportiva Las Palmas, Facebook