Saimir Patushi e mbyll me Burrelin, barazimi me Lushnjën fatal

Saimir Patushi nuk është më trajner i Burrelit. Matjanët nuk mundën dot të mposhtin Lushnjën që ka pasur probleme në këtë fillim sezoni.

Patushi e drejtoi skuadrën e qytetit të tij në 11 javë dhe grumbulloi 13 pikë, duke qenë pranë zonës së ftohtë në tabelën e klasifikimit.

Tani te Burreli duhet të gjejnë një tjetër trajner në vend të Patushit. Për ish-mesfushorin kjo ishte eksperienca e parë si trajner në futbollin profesionist. / oversport.tv