Sainz arrin “pole positionin” e parë në karrierë, e ndjekin Verstappen e Leclerc  

Carlos Sainz ka arritur një “pole position” në Ccmimin e Madh të Britanisë pasi ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare. Piloti spanjoll i Ferrarit arriti kështu “pole positionin” e parë në karrierën e tij duke lënë pas kampionin e botës në fuqi Max Verstappen.

Piloti tjetër i Ferrarit do të niset nga vendi i tretë, ndërsa pas tij do të niset Sergio Perez me Red Bull. Vendi i pestë për Lewis Hamilton që ndiqet nga një tjetër pilot anglez, Lando Norris.

Fernando Alonso do të niset nga vendi i shtatë. Piloti tjetër i Mercedes, George Russell arriti të renditej vetëm në vendin e tetë. Top 10 u mbyll nga dy pilotë surprizë, Zhou dhe Nicholas Latifi. /oversport.tv

Foto: Formula 1, Twitter