Liverpool ka marrë fitoren e radhës në “Elland Road” kundër Leed United, madje e ka bërë diçka të tillë me rezultatin 3-0.
Të besuarit e Jurgen Kloop kanë siguruar 3 pikë të tjera dhe Mohammed Salah ishte ai që shënoi i pari dhe për të nuk ishte një gol dosido.
Mo Salah. @PremierLeague centurion 🇪🇬👑 pic.twitter.com/I6kZfoEdre
— Liverpool FC (@LFC) September 12, 2021
Egjiptiani arriti në kuotën e 100 golave (162 ndeshje) me fanellën e Livepool dhe do ta festojë gjatë. Për të qetësuar “The Reds” mendoi Fabinho, i cili dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
Sadio Mane ishte protagonist në këtë ndeshje, fillimisht me rastet e shpërdoruara. Sulmuesi nga Senegali u çlirua në minutat shtesë, duke realizuar golin e tretë për Liverpool.
Momentalisht skuadra e Jurgen Klopp pozicionohet në vendin e tretë me 10 pikë, pas Manchester United dhe londinezëve të Chelsea./ Oversport.tv