Mohamed Salah është shumë pranë marrëveshjes për një kontrat të re me Liverpool. Sipas asaj që raporton Mirror, sulmuesi egjiptian është bindur nga oferta e re e klubit dhe tashmë po mendon që ta përfundojë karrierën e tij në “Anfield”.
Më parë Salah refuzoi një ofertë të bërë nga drejtuesit e Liverpool nga e cila do të përfitonte 400 mijë paund në javë. Kjo gjë krijoi frikë në “Anfield”, me drejtuesit që mund të humbnin Salah me parametër zero në verën e vitit 2023.
Sakaq, tashmë mungon vetëm firma nën kontratë pasi marrëveshja e re është gjetur. Salah do të përfitojë nga kontrata e re rreth 500 mijë paund në javë. Ai do të bëhet një nga lojtarët më të paguar në Premier League, pasi do të përfitojë po aq sa Cristiano Ronaldo. /oversport.tv
Foto: Liverpool FC, Facebook