Salah rekordmeni i ri afrikan në Premier League, Drogba “hap krahun”

Mohamed Salah futet në historinë e Premier League, pas tre golave të shënuar një ditë më parë në ndeshjen kundër Manchester United.

Egjiptiani është afrikani me më shumë gola në Premier League, teksa ka parakaluar një emër të madh si Didier Drogba.

Ish-sulmuesi i Chelsea kishte shënuar 104 gola, ndërsa Salah tani numëron 106 gola dhe rivali për këtë rekord është shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane.

Sadio Mane ka shkuar në kuotën e 100 golave, në 237 duele të luajtura në kampionatin anglez. Në pesë shënuesit më të mirë afrikanë janë edhe Adebayor dhe Yakubu. / oversport.tv