Në qershor të 2023-it skadon kontrata e Mohamed Salah me Livepool.
Sulmuesi tashmë është një simbol në “Anfield” (127 gola të shënuar në 206 ndeshje të luajtura) pikërisht për këtë arsye kërkon një rinovim që të respektojë vlerat e tij.
Në organikën aktuale të Jurgen Klopp, Salah është futbollisti i dytë më i paguar, para tij qëndron vetëm Virgil van Dijk, që fiton pak më shumë se një million më shumë se ish-sulmuesi I Romës.
Sipas “The Mirror” Salah ka kërkuar një rritje të konsiderueshme të pagës për të rinovuar me të kuqtë. Nga 233 mijë euro në javë sulmuesi kërkon 583 mijë euro në javë, duke rritur rrogën vjetore nga 11 në 28 milion euro.
Tashmë i takon Liverpool-it që të vendosë nëse do të plotësojë ose jo kërkesat e lojtarit egjiptian. Reali i Madridit dhe PSG-ja ishin disa nga skuadrat e interesuar për shërbimet e sulmuesit vitin e kaluar, kur marrëdhënia me Klopp nuk ishte në ditët më të mira. /Oversport.tv