Salernitana bën goditjen e madhe, Franck Ribery ylli i ri i skuadrës

Mori fund pritja e tifozëve të Salernitanës. Franck Ribery ka pranuar ofertën e klubit, pasi është konsultuar për disa orë me agjentin dhe familjen e tij.

1.5 milion euro në sezon do të përfitojë 38-vjeçari dhe ka mundësinë që të rinovojë sezonin pasardhës nësë klubi arrin që të mbijetojë në Serinë A.

Tashmë mungon vetëm lajmërimi zyrtar, por klubi ka filluar që tani përgatitjet për prezantimin e yllit francez në stadiumin “Arechi”.

Pas eksperiencës 2 vjeçare tek Fiorentina, Franck Ribery do të vazhdojë të luajë në Serinë A edhe këtë sezon. /Oversport.tv