Salernitana i prish festën Cagliari, Bonazzoli i heq dy pikë në fund

Nëse Cagliari-Salernitana do kishte qenë një ndeshje boksi, ekipi nga Sardenja do e kishte fituar lehtësisht me pikë. Dominimi në futboll dihet që jo gjithmonë të bën fitues.

Cagliari-Salernitana ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-0 dhe miqtë, që në fushë nga fillimi kishin edhe mbrojtësin e Shqipërisë, Frederic Veselin, befasuan në shtesë.

Pavoletti ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 73-të, duke e kaluar skuadrën e Cagliari në epërsi.

Kur nuk pritej Salernitana e shtangu skuadrën vendase, me Bonazzola që e çoi topin në rrjetë dhe prishi festën e ekipit të Mazzarrit. / oversport.tv