Salernitana provon fitoren e parë në Serie A për këtë sezon. Skuadra nga Salerno ka mposhtur ekipin e Genoa me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe ka marrë tre pikë që vlejnë për moralin dhe për të vazhduar luftën deri në fund.
Synimi është mbijetesa dhe sot Salernitana mposhti një rival direkt. Ekipi mik, i drejtuar nga Ballardini, u mundua ta kontrollonte lojën dhe të shënonte, por vendasit ishin njëlloj të rrezikshëm në tentativat drejt portës.
45 minutat e para nuk prodhuan asnjë gol, ndërsa në të dytën një goditje standarde u shfrytëzua nga Duric. Me kokë ai e çoi topin drejt e në rrjetë, pasi sfera kishte pasur edhe një devijim të lehtë. 1-0 dhe festa nisi.
Genoa bëri gjithçka ta ndalte rastet i kishte, por portieri Belec, veçanërisht në minutat e fundit, ia doli të bënte pritje vendimtare dhe e mbrojti fitoren e parë sezonale të Salernitana.
SERIE A – JAVA 7
Salernitana-Genoa 1-0
Shënues: Duric 66’
/ oversport.tv