Salernitana ka Maradonën e saj, në “Arechi” prezantohet Franck Ribery

Dita e shumëpritur nga gjithë Salerno më në fund erdhi. Franck Ribery është zyrtarisht një lojtar i Salernitanës, klub me të cilin ka arritur një marrëveshje për të firmosur kontratën për një vit, plus opsionin për të rinovuar sezonin pasardhës.

Mesfushori francez do të përfitojë 1.5 milion euro në sezon. “Tashmë Salerno ka Maradonën e vet. Ribery mbret i provincës”-shkruhej në media për blerjen më të fundit të klubit nga Kampanja.

Ish-lojtari i Fiorentinës kishte oferta më të mira ekonomike nga SHBA-ja por zgjodhi të qëndrojë në Serie A. Entuziazmi i tifozëve është shumë i madh dhe mijëra prejt tyre kanë shkuar në stadiumin “Arechi” për të parë prezantimin e asit Ribery. /Oversport.tv