Salernitana kërkon pikët e para në Serie A, Verona synon vazhdimësi

Në kanalin Oversport 2 në orën 18.30 mund të ndiqni ndeshjen Salernitana-Verona, e vlefshme për javën e 5-të te kampionatit italian të futbollit.

Salernitana është skuadra e vetme e Serie A, që nuk ka provuar akoma shijen e pikëve këtë sezon, duke koleksionuar 4 humbje në po aq takime të luajtura në kampionat. Vendasit kërkojnë të reagojnë, duke synuar një rezultat pozitiv në sfidën e sotme kundër Veronës.

Tekniku Castori, që rrezikon shkarkimin nëse vazhdohet kështu, mund të bejë disa ndryshime në formacion për sfidën e sotme. Dilemat lidhen me Ribery, pasi francezi nuk është akoma në formën optimale, por gjithsesi pritet ta nisë titullar ndeshjen e sotme.

Miqtë nga Verona arritën një fitore të madhe 3-2 kundër Romës në fundjavë dhe sot kërkojnë ti japin vazhdimësi këtij suksesi. Tudor debutoi në mënyrën më të mirë në krye të pankinës veroneze dhe tashmë kërkon një tjetër rezultat pozitiv që skuadra e tij të ngjisë shkallët e klasifikimit.

Veloso dhe Frabotta do të mungojnë për Veronën në transfertën e sotme kundër Salernitanës.

Formacionet e mundshme:

Salernitana (3-4-1-2): Belec; Gyomber, Strandberg, Gagliolo; Kechrida, M. Coulibaly, Di Tacchio, Ranieri; Ribery; Simy, Gondo.

Verona (3-4-2-1): Montipò; Dawidowicz, Günter, Magnani; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Barak, Caprari; Simeone