Salihamidzic i bën presion Michael Zorcit: Rri urtë, se t’i mora yjet e skuadrës

Vazhdojnë polemikat në distancë në rrjetet sociale mes drejtorëve sportiv të dy klubeve më të mëdhenj të futbollit gjerman.

Pasi drejtori i Borussia Dortmund, Michael Zorc kritikoi homologun e Bajernit, Hasan Salihamidzic, duke i thënë se duhet të shikonte punët e tij dhe të mos komentonte për çështje që i dakonin klubit dhe lojtarëve të Dortmundit, ka ardhur edhe reagimi i boshnjakut.

“Unë jam drejtori sportiv i klubit më të madh në Gjermani dhe flas për çfarë të dua unë. Zorc duhet të rrijë urtë, sepse në të kundërt ne do t’ua dobësojmë akoma më shumë skuadrën dhe do të sigurohemi që ata të mos fitojnë më kurrë Bundesligën”-ka deklaruar drejtori sportive i Bajernit të Mynihut, që duket se e i bën presion rivalit se do të transferojë të tjerë yje të skuadrës së Dortmundit në Mynih.

Lewandowski, Hummels dhe Gotze janë vetëm disa nga yjet që bavarezët i kanë rrëmbyer rivalëve këto vitet e fundit. /Oversport.tv