Samardzic drejt zyrtarizmit, ja prioritetet e Interit në merkato

Interi është shumë pranë blerjes së Lazar Samardzic. Pas kthimit nga turneu në Japoni klubi zikaltër do të mbyllë tratativën për blerjen e mesfushorit që pëlqehej edhe nga Napoli dhe Lazio.

Udinese do të marrë një shumë parash dhe mesfushorin e ri Giovanni Fabbian. Mbetet për tu parë nëse Samardzic do të bëhet mesfushori i 6-të që do të plotësojë repartin zikaltër, apo do të ketë një shitje të bujshme të Barellas, që kërkohet nga Manchester City.

Porta-Vazhdon ndërkohë kërkimi për 2 portierë. Për Sommer është vetëm çështje kohe transferimi në Milano, sepse Bayerni do e lërë të lirë sapo të gjejë një alternativë për Neuer. Ndërsa për Trubin, Shakhtar kërkon 18 milionë euro, shifër e lartë për klubin zikaltër. Marotta dhe Ausilio po shohin edhe gardianë të tjerë, mes të cilëve edhe Emil Audero i Sampdorias.

Sulmi-Pas largimit të Lukakut sytë janë fokusuar te Folarin Balogun, sulmues në pronësi të Arsenalit që sezonin e fundit shënoi 21 gola në Ligue 1 me fanellën e Stade Reims. Balogun është objektivi kryesor për repartin e avancuar ndonëse vazhdojnë negociatat me Scamaccan dhe Moratan. / Oversport.tv