Sampdoria këmbëngul që ta bëjë të vetin, Sensi po tundohet nga kjo ide

Kontaktet e para nisën disa javë më parë, por Stefano Sensi nuk ishte i bindur që të linte Interin, prandaj kishte refuzuar ofertën e parë të Sampdorias, që gjithsesi nuk hoqi dorë nga mesfushori edhe pas këtij refuzimi.

Klubi nga Gjenova vazhdon bisedimet me Interin, ndërsa tashmë Sensi po tundohet gjithnjë e më shumë nga ideja për të lënë Milanon dhe për të provuar një aventurë të re, ku mund të luajë rregullisht.

Pas bisedimit me Inzaghin, mesfushori e di se nuk mund të gjejë shumë hapësira në formacionin zikaltër, prandaj është gati që të pranojë propozimin e Sampdorias, që mund ta ndihmojë të luajë rregullisht dhe të rikthehet në ditët e tij më të mira. / Oversport.tv