Sampdoria rikthehet te fitorja, Bologna zhgënjen në shtëpi ndaj Venezias

Janë luajtur ndeshjet e drekës këtë të diel në Serie A me Sampdorian që është rikthyer te fitorja pasi mposhti 2-0 Salernitanën. Ekipi i D’Aversa zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ku nuk i diskutoi tre pikët. Siparin e golave e hapi Di Tacchio me një autogol në portën e vetë në pjesën e parë të takimit.

Po dy minuta më vonë, do të ishte Candreva ai që do të dyfishonte gjithçka duke vulosur edhe rezultatin final të takimit. Kështu, Sampdoria kthehet te fitorja pas 3 disfatash radhazi.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Bologna është mposhtur në shtëpi nga Venezia me rezultatin minimal 1-0. Goli i Okereke mjaftoi për ekipin e Zanettit që të dilte me tre pikët nga Renato Dall’Ara. Bologna kështu nuk e vazhdon dot ecurinë e saj pozitive pas 2 fitoreve të fundit, ndërsa Venezia merr pikë të vlefshme për mbijetesën. /oversport.tv

SERIE A – JAVA E 13-TË
BOLOGNA-VENEZIA 0-1
Shënues:
Okereke 61’

SALERNITANA-SAMPDORIA 0-2
Shënues:
Di Tacchio (autogol) 40’, Candreva 42’