Sampdoria, Sensi është dhurata e parë për teknikun Giampaolo

Përforcimi i parë për Marco Giampaolon, pasardhësi i Roberto D’Aversas në krye të pankinës së Sampdorias, do të jetë Stefano Sensi.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur Gianluca Di Marzio, mesfushori i Interit ka pranuar transferimin tek skuadra gjenoveze, pasi nuk po gjen shumë hapësira në skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi.

Mesfushori italian do të provojë një aventurë të re, që të mund të luajë sa më shumë, që të mos humbasë vendin e tij në kombëtaren “axurre”. Formula e transferimit do të jetë huazim i thjeshtë deri në qershor. / Oversport.tv