Samuel Umiti kokë më kokë me presidentin Laporta, MD: Takim mes lotësh

Samuel Umtiti do të qëndrojë te Barcelona. Mbrojtësi francez ka pasur një takim me presidentin Joan Laporta dhe ka biseduar me të.

Mundo Deportivo shkruan se mbrojtësi ka kërkuar  një shans të fundit dhe i ka shpjeguar atij se mjekët e Barcelonës nuk kanë qenë të sigurt, ndaj edhe ai ka shmangur operimin.

Dr. Cugat ka konfirmuar se gjendja e Umtiti është më e mirë tani, ndërkohë që gazeta spanjolle shkruan për një takim emocionues.

Futbollisti në takim ka nisur të qajë dhe nga ana tjetër ka gjetur ngrohtësinë e Laporta, i cili e ka besuar dhe e ka përqafuar atë. Tani presideti do të komunikojë me trajnerin Koeman. / oversport.tv