Sanches i thotë jo Milanit, gati transferimi te gjigantët e PSG

Pas Sven Botman, Milani ka humbur një tjetër objektiv në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Renato Sanches i cili është shumë pranë transferimit te PSG.

Sipas asaj që raportohet nga mediat franceze, Sanches ka refuzuar ofertën e bërë nga Milani dhe dëshiron të transferohet te gjigantët francezë.

Ulja e Galtier në stolin e PSG ka qenë vendimtare për t’i ndryshuar mendjen lojtarit. Gjithashtu edhe Lille dëshiron më shumë PSG, pasi ofron më shumë se kuqezinjtë për kartonin e lojtarit. /oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook