Sanches në vend të Franck Kessie, Milani mendon ta bllokojë që tani

Renato Sanches është piketuar si pasuesi i Franck Kessie dhe Milani ka nisur të lëvizë dhe e ka një plan, sikurse shkruan Gazzetta dello Sport.

Kuqezinjtë janë gati të hedhin hapat e parë për të arritur një marrëveshje dhe gazeta italiane raporton se prej marrëdhënieve të mira mes drejtuesve të të dy klubeve, Sanches mund të bllokohet që tani.

E gjitha me synimin që në verë të mos ketë një ankand të cilin Milani nuk e përballon dot.

Momentalisht Lille pretendon 35 milion euro për portugezin dhe mbetet të shihet nëse italianët do ta paguajnë një shifër të tillë, apo do të gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër. / oversport.tv