Sanchez me “valixhe” gati, dy gjigantët spanjollë e ndjekin me kujdes

Alexis Sanchez mund të rikthehet në Spanjë. Sulmuesi, i cili është nga më të paguarit tek Interi, po ndiqet nga disa klube.

La Tercera shkruan se Atletico Madrid dhe Barcelona janë dy klubet që janë në gjurmët e sulmuesit nga Kili.

Simeone do një sulmues me eksperiencë dhe Sanchez e plotëson kushtin e tij. Interi me gjasa do ishte gati ta linte falas sulmuesin. / oversport.tv