Sandro Tonali qetëson Milanin, në dispozicion të Piolit për sfidën ndaj Atalantës

Pasi mungoi në debutim për shkak të një dëmtimi, Sandro Tonali ka qetësuar ambientin e Milanit. Mesfushori italian është rikuperuar dhe ai pritet që të jetë në dispozicion të trajnerit Pioli për sfidën ndaj Atalantës.

Sandro Tonali është stërvitur me grupin në seancat e fundit dhe duket e ka lënë pas krahëve dëmtimin. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, mesfushori nuk ka më dhimbje dhe është i gatshëm për debutimin sezonal.

Kështu, Sandro Tonali pritet që të zbresë në fushë që në supersfidën e javës së dytë të Serie A ku Milani i tij do të përballet me Atalantën. Megjithatë, Pioli ende nuk e ka vendosur nëse do ta hedhë nga minuta e parë në fushë lojtarin apo jo. /oversport.tv