Dalëngadalë Real Madridi po shkon drejt rrugës së përfundimit të rikonstruktimit të “Santiago Bernabeu”. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur datën e inaugurimit të stadiumit të ri të madrilenëve.
Sipas “Chiringuito”, “Santiago Bernabeu” i ri, do të inaugurohet më 23 dhjetor të vitit 2023. Siç parashikohet, ky stadium do të jetë ndryshe nga stadiumet e tjera të futbollit.
Në të do të jetë një çati dhe do të ketë një ekran të madh LED që do të shtrihet në të gjithë gjatësinë e tribunave. Projekti i stadiumit të ri të Real Madrid nisi në vitin 2019 dhe tashmë pritet të përfundojë në fund të këtij viti. /oversport.tv
Foto: Real Madrid C.F., Twitter