Santos: Ëndërrojmë të fitojmë Botërorin, nuk kemi folur fare për situatën e Ronaldos

“Ne kemi një ëndërr, kemi ambicien dhe aftësinë për të luftuar për titullin. Kjo është ajo që ne do të bëjmë, ne nuk jemi mendjemëdhenj, thjesht kemi besim në cilësinë e ekipit tonë dhe në punën tonë.”

Kështu nis deklarata e Fernando Santos, trajnerit të Portugalisë i cili ka mjaft besim se ekipi i tij mund të ngrejë në fund trofeun. Ronaldo është zyrtarisht pa klub dhe trajneri i Portugalisë nuk mund t’i shmangë dot pyetjet për yllin e ekipit dhe influencën që veprimet e tij jashtë fushe mund të sjellin në kombëtare.

“Nuk besoj se do të ndikojë, nuk është folur fare për këtë gjë. E rëndësishme është se të gjithë lojtarët janë me humor të mirë. Të fitosh një kompeticion të tillë është shumë e vështirë për çdo skuadër, mjafton të shikoni ndeshjet e para.”

Foto: Seleções de Portugal, Facebook