Portugalia, Santos: Momenti të fitojmë, duhet të shkojmë në Katar

Fernando Santos, pasi ka prezantuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Play Off-it të Kupës së Botës ka folur për mediat në konferencën për shtyp:

“Është momenti të fitojmë. Objektivi ynë është që të jemi në Botëror, të tjerat nuk kanë shumë rëndësi. Duhet përqendrim total në ndeshjet që duhet të luajmë. Duhet të jemi në Katar dhe duhet të fitojmë”, ka thënë tekniku i Portugalisë.

“Kemi një objektiv dhe duhet ta arrijmë, për veten dhe për popullin tonë. Biletat janë shitur që para një muaji dhe kjo tregon forcë dhe pasion. Talenti fiton ndeshjet, një skuadër fiton kampionatet. Lojtarët e dinë këtë.

Duhet ta tregojmë në fushë se jemi favoritë përballë Turqisë. Ata kanë një skuadër cilësore me lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme. Fakti që luajmë në shtëpi na favorizon. Duhet të jemi të qetë dhe të arrijmë objektivin tonë”, ka thënë Santos. /Oversport.tv

Foto: Portugal @selecaoportugal Twitter