Saponara: Sfida kundër Napolit tregon forcën e vërtetë të Fiorentinës

“Napoli është një skuadër që e njohim mirë, pasi trajneri na ka thënë që ta shohim me kujdes që nga java e parë e kampionatit. Luan shumë mirë, madje është përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar.

Aktualisht janë skuadra më në formë. Do të jetë një ndeshje shumë stimuluese, për të kuptuar nëse jemi në gjendje për të konkuruar me skuadra të këtij niveli”.

Me këto fjalë Riccardo Saponara, mesfushor i Fiorentinës, flet për ndeshjen e ardhshme në kampionat, që do të vendosë skuadrën vjollcë përballë me kryesuesit e Napolit, të dielën në orën 18.00 në stadiumin “Franchi”.

Sezoni ka nisur shumë mirë për Saponaran, madje në ndeshjen kundër Genoas gjeti edhe rrugën e rrjetës. “Që nga dita e parë në grumbullim filluam të punojmë në mënyrën e duhur, me shumë entuziazëm, duke besuar në idetë e trajnerit.

Kjo na lejoi të nisim mbarë. Ndeshjet e luajtura kanë treguar se jemi mirë, por mund të përmirësohemi akoma më shumë. Shpresoj që të vazhdojmë me këto rezultate”, ka përfunduar mesfushori i Fiorentinës. /Oversport.tv