Sarri: As Liverpool nuk fitoi direkt! Unë nuk jam Klopp, duhen ide të qarta

Lazio përballet nesër me Udinesen dhe trajneri Maurizio Sarri ka dalë para mediave dhe ka folur për këtë duel e tema të tjera. Skuadra e tij duhet të reagojë pas humbjes me Napolin, ndërkohë nga ana tjetër Sarri kërkon durim.

Italiani bën një paralelizëm me atë që ndodhi me Liverpool në momentin që i besoi pankinën gjermanit Jurgen Klopp dhe skuadra angleze ka fituar titullin kampion dhe ka triumfuar edhe në Champions League.

“Duhet që t’i kesh të qarta idetë. Liverpool nuk fitoi menjëherë me Klopp. Vitin e parë ata e mbyllën kampionatin në vendin e 11-të dhe pastaj në të tetin.

Kemi nevojë të shohim larg. Unë nuk jam Klopp, kjo është e qartë. Problemi nuk është taktik. Skuadra është pasive dhe humb, taktikat nuk kanë ndonjë rëndësi.

Kemi nevojë të rikarikohemi pas një momente të vështirë dhe në këto raste ndonjëherë ia dalim, të tjerët jo”, u shpreh Sarri. / oversport.tv