Më në fund ballë për ballë: Maurizio Sarri do të sfidojë Jose Mourinhon në derbin e së dielës mes Lazios dhe Romës. Rrugët e dy trajnerëve kryqëzohen për herë të dytë në karrierë.
Përballja e parë ka ndodhur në Angli në vitin 2018: ajo sfidë Chelsea-Manchester United ishte skena e parë e një dueli epik që pritet të vazhdojë të dielën në fushën e “Olimpikos”.
Në 20 tetor të 2018 luhet Chelsea-Manchester United. Sarri i ka dhënë formë skuadrës së tij, ndërsa Mourinho gjendet në vështirësi të mëdha me “djajtë e kuq”.
Ndeshja është shumë e luftuar dhe shumë e bukur. Londinezët kalojnë të parët në avantazh, por Martial me dy golat e tij përmbys gjithçka. Pas 6 minutave shtesë Barkley shënon golin e barazimit 2-2 dhe “Stamford Bridge” shpërthen në festë.
Asistenti i Sarrit feston para pankinës së Mourinhos dhe ky i fundit nis të debatojë me të. Duhet ndërhyrja e sigurisë së stadiumit që të rikthehet normaliteti. Sarri shkon drejt portugezit dhe i kërkon falje për sjelljen e ndihmësit të tij.
Tani dy teknikët do të takohen si miq në një “Olimpiko” të mbushur plot vetëm për ta. Dy trajnerë të ndryshëm, por dy njerëz special. Kur Mourinho fitoi tripletën në 2010-n, Sarri drejtonte Grosseton në Serie B. Por më pas të dy kanë korrur suksese të mëdha në profesionin e tyre. Dy trajnerë të ndryshëm, që i bashkon dashuria për lojën e futbollit. /Oversport.tv