Lazio është gati për të berë debutimin në Europa Ligë, në transfertën turke kundër Galatasaray. Tekniku Maurizio Sarri mendon të bëjë rotacion masiv në ndeshjen e sotme në Stamboll, duke aktivizuar si titullarë Basic, Zaçagni dhe Muriqin, në debutimin e tyre sezonal.
“Duhet t’i japim një përgjigje vetes dhe nëse arrijmë do të gëzojmë edhe tifozët tanë. Deri tani kemi zhvilluar dy ndeshje të mira dhe një të keqe, diçka që unë e parashikoja. Ata që nuk e prisnin nuk e kanë kuptuar akoma se çfarë po bëjmë.
Terim është larguar nga Italia me kujtime shumë të bukura. E donin shumë në Firence kur drejtonte Fiorentinën. Europa Ligë është një kompeticion shumë i bukur dhe ne duam të bëjmë sa më mirë”-ka deklaruar Sarri.
Tekniku i bardhekaltërve ka folur edhe për skualifikimin që mori në kampionat pas zënkës me Saelemaekers: “Nuk i prisja 2 javë skualifikim në kampionat. I kërkova një djaloshi, që të tregonte respekt, në kohën kur një lojtar i Milanit kishte kapur për fyti një lojtarin tonë.
Arbitritit i thashë: le që një fëmijë të tallej me mua për një çerek ore dhe më pas më përjashtove me karton të kuq”-ka përfunduar Maurizio Sarri. /Oversport.tv