Sarri e quajti një lojtar interesant, talenti shqiptar: Gati të luaj në çdo kampionat europian

Maurizio Sarri e quajti “një lojtar interesant”. Bëhet fjalë për talentin shqiptar Ermal Krasniqi që fillimisht shkëlqeu me Ballkanit dhe më pas u transferua te Cluj në Rumani. Pas deklaratave të Sarrit, Krasniqi është lidhur shpesh me një transferim te Lazio dhe këtë gjë e komenton vetë lojtari.

“Tani jam i fokusuar te Cluj dhe do të jap maksimumin tim – tha lojtari i intervistuar nga Pro Sport – Por nëse vijnë oferta, do të jem i lumtur t’i vlerësoj ato në çdo moment.

Ndihem i nderuar të di se ka top klube që më ndjekin. Kjo më bën të punoj edhe më shumë për ëndrrën time. Është diçka e bukur që Sarri më thurri elozhe. Jam i nderuar. Mendoj se mund ta luaj në çdo kampionat europian”, tha ndër të tjera Krasniqi. /oversport.tv