Sarri: Europa League po na copëton, aq është limiti ynë

Pas humbjes përballë Sassuolos, Lazio duhet të rikthehet tek suksesi në kampionat dhe këtë synon ta bëjë në sfidën e nesërme kundër Genoas në “Olimpico”.

Sezoni i parë i Maurizio Sarrit në krye të bardhekaltërve po vazhdon mes shumë uljesh e ngritjesh: “Kjo skuadër stërvitet mirë dhe aplikon idetë e mia në një nivel të mirë, por është Europa League ajo që po na copëton.

Për fajin tonë. Pas ndeshjeve në Europë, kemi një mesatare shumë të ulët, nuk arrijmë që të menaxhojmë ndeshje kaq afër. Kaq është limiti ynë”, ka thënë Sarri në prag të ndeshjes kundër Genoas.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Lazio do të presë Genoan në shtëpi dhe më pas do të mbyllë kampionatin për këtë vit në sfidën kundër Venezias: “Pres që skuadra të luajë për fitore në këto sfida, në të shkuarën kemi humbur sepse nuk kemi luajtur. Duhet të limitojmë defektet, por pres që ti luajmë të dyja ndeshjet deri në fund. Duam që të ndërtojmë një skuadër të re, e destinuar për tu rritur në kohë”.

Tekniku duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet e lojtarëve: “Shpresoj që të rikuperojmë Zaccagni, Pedro dhe Luis Alberto. Janë stërvitur që të tre. Pres pak tifoz për shkak të orarit, por nëse skuadra do të bëjë mirë, publiku do të rikthehet”, ka përfunduar Sarri. / Oversport.tv