Sarri: Fitorja nuk ishte një dhuratë për Napolin, grupi është gjithmonë në gatishmëri

Në “Olimpico” e Romës, ndodhi një nga shfaqjet më të bukura në këtë sezon  të Serie A. Lazio turpëroi Milanin me rezultatin 4-0 dhe i thelluan edhe më shumë krizën kuqezinjve. Në përfundimin e ndeshjes ka folur trajneri kryeqytetas, Maurizio Sarri.

“Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira. Kohët e fundit, ky grup më ka dhënë gatishmëri të madhe për t’u sakrifikuar në punën që po bëjmë. Le të shpresojmë që kjo situatë të vazhdojë që më pas të mos lemë pikë kundër ekipeve inferiore.”

ZONA CHAMPIONS – “Ne nuk ekspozohemi kurrë, gjithmonë mundohemi të japim maksimumin. Në letër ka skuadra që janë më të mira se ne, por e rëndësishme është të mendojmë për ndeshjen tjetër. Këtë nxitje duhet ta mbajmë për angazhimet e ardhshme që na presin.”

NAPOLI – “Nëse Napoli renditet mirë në renditje, kjo është një arsye kënaqësie për mua. Por para të gjithave, kjo fitore ishte një dhuratë për veten dhe jo për ata. Ne demonstruam se jemi rritur kundër një ekipi i cili vitin e kaluar na ka mundur.” – tha Maurizio Sarri. /oversport.tv

Foto: S.S.Lazio, Facebook