Sarri: Immobile fantastik! Rinovimi? Nuk e di, gjithçka në fazë embrionale

Lazio fitoi kundër Salernitana me rezultatin 3-0 dhe pas ndeshjes trajneri Maurizio foli për DAZ dhe nuk e shmangu as temën e rinovimit të kontratës. Sarri fillimisht u shpreh: “Më në fund, pasi kaluan në epërsi, vazhduam të luanim. Ishim më aktiv se herët e tjera.

Ciro është një finalizues jotipik. Zakonisht këta lloj lojtarësh janë egoistë, por ai është gjithmonë në shërbim të skuadrës. Ai ka personalitet dhe i jep shpirt skuadrës brenda dhe jashtë saj. Një djalë i mrekullueshëm”.

“Lazio ka pasur gjithmonë ulje dhe ngritje, veçanërisht pas rezultateve pozitive kundër skuadrave më të mira. Ndoshta ka të bëjë me sjelljen. Seancat stërvitore janë të ndërlikuara. Ndonjëherë djemtë stërviten shumë, por gjatë ndeshjeve jemi të vdekur”.

“Sa i takon Luis Alberto, ai është një djalë i zgjuar. Nëse kam diçka për të thënë për të, ia them në fytyrë. Në këtë mënyrë është më e lehtë të bashkëjetosh me të”.

“Rinovimi? Nuk di çfarë të them, Kjo është ende diçka në fazë embrionale. Ndihem mirë te Lazio dhe argëtohem me këtë grup futbollistësh. Tifozët më kanë surprizuar, janë shumë pasionantë dhe të duruar. Napoli është diçka tjetër. Nuk ka shumë vende të tjera në botë ku ndjeni të njëjtat ndjenja, veçanërisht kur gjërat shkojnë mirë”.