Sarri: Interi skuadra më e fortë e kampionatit, pres një Lazio agresive

Maurizio Sarri ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Interit, që do të luhet në stadiumin “Olimpico” në orën 20:45 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Do të përballemi me atë që mund të jetë skuadra më e fortë e kampionatit, edhe nga ana fizike. Mbrojtja varet nga e gjithë skuadra, nesër do të luajmë një ndeshje të rëndësishme dhe shpresoj që lojtarët të konfirmojnë kujdesin dhe vëmendjen e kërkuar.

Se çfarë bën Interi nuk më intereson, nuk e di nëse janë të nxehur apo jo për shkak të polemikave të sezonit të kaluar, unë pres që të shoh në fushë një Lazio të nxehur dhe agresive”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Lazios. / Oversport.tv

Foto: S.S. Lazio Facebook