Sarri: Jam i zhgënjyer me rezultatin, por jo me performancën

Rrugëtimit të Lazios në Kupën e Italisë i erdhi fundi pas disfatës ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”. Bardhekaltrit nuk u dorëzuan në asnjë moment, por Juventusi ishte i pathyeshëm në shtëpi. Pas përfundimit të sfidës, ka folur tekniku lacial, Maurizio Sarri.

“Jemi të zhgënjyer nga rezultati, por jo nga performanca. Kishim nevojë dhe për pak më shumë iniciativë që gjërat të shkonin ndryshe në këtë takim, por fatkeqësisht nuk u realizua.

Lëndimi që pati pësuar Immobile, na vuri në situata të këqija. Këta djem duhet të luajnë shumë ndeshje dhe ata që luajnë kaq shpesh rrezikojnë të dëmtohen. Rikthimi i Ciros duhet të na ndihmojë edhe më shumë në këtë këndvështrim.

Milinkovic Savic ka luajtur deri më tani të gjitha ndeshjet për ne i cili këtë sezon ka regjistruar 3 mijë minuta lojë. Në ndeshjen e fundit ishte e drejtë që ta linim të luante vetëm një pjesë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë djalosh që luan gjithmonë dhe për kombëtaren e tij.” – u shpreh Maurizio Sarri. /oversport.tv

Foto: S.S.Lazio, Twitter