Sarri kërkon Carnesecchi, por Tare ka mbyllur marrëveshjen me Sergio Rico

Në shtëpinë e Lazios e ardhmja e portës vazhdon të jetë një diskutim në tryezë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Sarri i ka kërkuar klubit të afrojë vetëm Carnesecchi në vend të Thomas Strakoshës, ndërsa si opsion i tij kërkon Vicarion ose Consiglio.

Megjithatë, nuk mendon të njëjtën gjë drejtori sportiv Igli Tare. Ai po lobon që klubi të rinovojë me portierin shqiptar Thomas Strakosha. Por kjo nuk është e vetmja zgjidhje.

Opsioni i parë i Igli Tares është Sergio Rico. Ai ka gjetur tashmë një marrëveshje me agjencinë që përfaqëson Serigio Ricon, You First. Megjithatë, në vijim tekniku dhe Tare do të ritakohen sërish për të vendosur se çfarë do të ndodhë me portën laciale. /oversport.tv