Lazio, pas humbjes kundër Galatasaray në Europa League, do kërkojë të marr fitoren e parë kundër rusëve të Lokomotiv Moscow. Trajneri Maurizio Sarri ka dalë sot para mediave dhe ishte e pashmangshme të mos flitej për ndeshjen derbi me Romën dhe polemikat për gjykimin.
Italiani nuk kurseu kritikat edhe për Lega Serie A: “Të gjithë mund ta luajnë një ndeshje me motivim të lartë. Vetëm disa mund ta bëjnë këtë për dy muaj, kurse fituesit mund ta bëjnë për 10 muaj. Për ne është një test i rëndësishëm kundër rusëve.
Do shoh dhe do e vlerësoj skuadrën. Lega Calcio na dha një ndeshje kampionati 61 orë pas një ndeshjeje në Europë, diçka e palogjikshme, ata sikur janë jashtë kësaj bote. Gjithsesi duhet të përshtatemi”. Më pas ai mor me gjykimin në ndeshjen ndaj Romës.
“Penalltia në pjesën e parë? Zaniolo ishte pozicion jashtë loje, nuk mund të ishte penallti. Pastaj ata në pjesën e dytë e ka parë vetëm arbitri dhe VAR-i. Në dy ditë nuk kam parë ende një kontakt. Nëse ka një, është ai i Zaniolo mbi Akpa”.
“Gjithsesi nuk më intereson shumë, ne morëm pikët dhe duhet të mendojmë për të ardhmen. Një sezon nuk mund të bazohet te derbi, sado të jetë i rëndësishëm. U kam kërkuar lojtarëve të përqendrohen te Europa League.
Kemi humbur ndeshjen e parë dhe nesër është një ndeshje shumë e vështirë. Kam luajtur atje dy vite më parë dhe fituam, por ishte e vështirë. Muriqi po na jep një dorë. Ai fitoi penalltinë kundër Torinos dhe është një futbollist që mund të na japë më shumë. Do ta shohim në të ardhmen. Ai luan me një vendosmëri të pazakontë”, tha Sarri në mbyllje. / oversport.tv