Tension në fund të ndeshjes mes Milanit dhe Lazios. Përballja që nxori milanistët fitues me rezultatin 2-0 solli “konflikte” pas vërshëllimës e fundit.
Një përplasje me fjalë, mes trajnerit të Lazios Maurizio Sarri dhe anësorit të djathtë të Milan, Alexis Saelemaekers. Sarri doli menjëherë me të kuq dhe u shpreh se gjëra të tilla ndodhin në fushë.
“Nuk ishte asgjë në përgjithësi,” deklaroi Sarri për DAZN. “Një zotëri i ri bëri një gjest që ti nuk duhet ta bësh tek të vjetrit dhe Ibrahimovic erdhi për të qetësuar gjithçka. Këto gjëra ndodhin në fushë”.
Lazio pësoi golin e parë në ndeshjen e tretë në kampionat, por këtë herë nuk mundën ta kthenin në favorin e tyre, dhe të kërcënonin portën e Mike Maignan.
“Mendoj se problemi është që, nëse fillon duke u kthyer prapa dhe të presësh me një mesfushor në qendër, topi do të filtrohet. Duhet të kishim bërë presing më shumë.
“Qartësisht kemi të bëjmë me një ndryshim të sjelljes dhe mendimit nga mënyra se si ky ekip ka luajtur. Ekipi duhet të ketë kurajon të mbrojë në gjysmën e kundërshtarit. Nëse humbet ndeshjet dhe nuk luan futbollin tënd, kjo nuk është gjë e mirë. Performanca jonë sot ishte ndryshe nga mënyra se si jemi përpjekur përgjatë javës në stërvitje. Kjo gjë më shqetëson”.
Ciro Immobile u kritikua përgjatë ndeshjeve me kombëtaren për Italinë, për mos zëvendësimin e formës së tij në fanellën e Lazios.
“Media nuk është normale në mënyrën që ata gjykojnë Immobilen”, argumentoi Sarri. “Franca fitoi Kupën e Botës me Olivier Giroud që nuk shënoi asnjë gol, por ai është një sulmues i madh. Shifrat llogariten më shumë për disa lojtarë, se për disa të tjerë.”, përfundoi trajneri i Lazios./ Oversport.tv